Forca e Kelmendit …

0
555

Nga : Anton Pllumaj 

Në fshatin Nikç në të djathtë të Qafës së Dobraçes ngrihet Forca e Kelmendit. Emri i tij përfaqëson jo vetëm një vepër të fuqishme të natyrës por dhe forcën e Kelmendit, të treguar kundër pushtuesve turq.

Forca e Kelmendit ngrihet në një pllakë gëlqerore, 1000 m e lartë dhe 450 m e gjerë, në formë vezake. Skajet anësore të saj janë aq të pjerrta sa janë të pakalueshme, ka vetëm një kalim nga lindja. Pranë hyrjes ka një burim uji që njihet si burimi i Samogradit.

Në shekullin e XVII, për arsye të sulmit nga forcat turke, popullsia e Kelmendit u strehua në këtë “kala” natyrore e cila meqë kishte vetëm një hyrje mund të mbrohej më lehtë. Gratë, fëmijët dhe bagëtitë u strehuan në shpellën e Zhareve ngjitur me forcën. Banorët ndenjën këtu për shumë kohë. Megjithëse iu mbaruan rezervat ushqimore dhe qenë të detyruar të hanin dhe lëvozhgat e drurëve ata nuk u dorëzuan. Ndaj dhe njihet si Forca e Kelmendit që simbolizon qendresën e pamposhtur të Kelmendasve.

Studiuesi – Kole Progni, gjeolog dhe gjeograf, i cili per 20 vjet hulumtoje bjeshket e Shqiperise Veriore, shkruane:

Gjate pushtimit Osman, ne vitin 1691 kur turqit pushtuan Malesine e Madhe, Kelmendasit dhane ndihmesen e tyre dhe pushtuesit nuk paten sukses. Me te drejte historia e Shqiperise i vlereson si mbartes kryesor te rezistences shqipetare gjate shek. XVII. Eshte theksuar se ” emri i fisit Kelmend ishte bere mjaft i njohur jashte kufijve te Shqiperise. Kelmendasit, ne te vertete, ishin bere udheheqesit e lidhjes qe perfshinte jo vetem Malesine e Madhe por edhe fiset e tjera te Shqiperise se Veriut”. Si aleati i tyre me i rendesishem natyror ishte ” Forca e Kelmendit ” qe tashme njihet si monument madheshtor i historise.

SHARE
Artikulli i mëparshëmNgjarje e rrallë , familja gjen 115 mijë euro në Llogara dhe i dorëzon në polici…
Artikulli tjetërReflekse pedagogjike …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here