FILXHANI I FALLXHORES …

0
511

Tregim Nga : Gëzim Vuçaj 

Aso kohe në qytetin tonë vinin shpesh fallxhorët. Them vinin se realisht qyteti ynë perherë fallxhoret i ka patur kalimtare, nuk e di përse por rradhë, shumë rradhë mund të kenë qëndruar diku në breg te një liqeni artificial dy apo tre netë, pastaj kanë ikur. Ndërsa, ditore kemi patur vazhdimisht fallxhorë, disa shtrinin doren dhe lypnin, disa ishin të gatshme si mësimore për adoleshentët dhe të moshuarit që ishin gati më të harruar të zanatit më të vjetër të njerzimit. Por fallxhorja jonë Tana ishte mjeshtre për tua kthyer në shtrat burrat , grave që u bridhnin në shtreter tjerë, me gra tjera, por edhe per tua marrë burrin ndonjeres që u shiste mend shoqeve, duke ju thëne burri im . . . Heee, po I’a mbajti. – Kjo po: – thonin gratë. – Moj, thonë se ka ardhur prej andej, nga Stambolli. Ka mbrojtur doktoraturen , kjo për fall, qeshte me të tjerat njëra nga gratë e pallatit e cila nuk i besonte fare magjisë së fallit. Duket kjo, ta sjell burrin në shtrat, shpreheshin kryesisht ato gra të cilat i kishin burrat në migrim dhe, i digjte brenga për burra . .. . Shtrati i tyre ishte bosh çdo mbrëmje. Maria ishte njëra prej këtyre që në shtratin e saj, burri i kishte qëndruar vetëm gjatë muajt të mjalitit dhe që nga ajo periull priste dhe vetëm priste. Nuk kishte bërë si disa të tjera që në ndonjë rast e kishin futur ndonjë shok nga dritaria, duke ju ruajtur pleqve të shtëpisë. Kësisoj malli për burrin ishte zbutur pak, ndersa Maria . . .
-Ti, Marie ke nevojë, halli yt nuk zgjidhet me letra falli, ty t’kryej punë vetëm me filxhan. Mirë është në mbrëmje, at’herë prova magjike e filxhanit është me kaull.
-Mirë: – i tha Maria, sonte ti do të jesh mike në shtepinë time. (Tana ferkoi duart, duket po i troikiste një punë e mirë këte mbremje).
– Për ty e bëj këtë natë qeder, po pse nuk kam punë, një orë më duket gjatë!
– Bab, kjo është Tana, e cila me ymer të zotit pas shumë vitesh do i’a kthejë mendjen Ilirit dhe do të na vi shumë shpejt, ndaj sonte Tana eshte mikja jonë.
– Pleqt, – Po ku e gjete moj?
-Ka disa ditë që vjen në fund të pallatit. O sa punë u ka kryer grave moj bab, se beson ti nënë?!
-Po, po i di unë disa raste që u’a ka kthyer burrat grave në shtrat. (Pleqt fërkuan duart, duke shpresuar se një ditë mund të vinte edhe Iliri, djali i tyre.)
– Po ishallah moj nuse edhe ty, ta mbush shtratin neser mbrëma.
-Po po, me ymer të zotit shumë shpejt: – foli Tana. (Mbase për herë të parë, me dy pleqt).
Pas një darke të këndshme, madje të pa përjetuar ndonjëherë, me gjitha të mirat, për një fallxhore kjo darkë as në ëndërr nuk ishte përjetuar, i erdhi koha kafes. Pleqt iken dhe fjeten, Tana me Marien, duke pirë kafet, duke bërë muhabet, i’a treguan të gjitha çfarë kishin njëra-tjetres . . .
– Në fakt kur isha vajzë, i vetmi që kam dashur ka qënë Goni. E kam dashur marrëzisht. Dy ditë para dasmes me Ilirin, ka qënë takimi i fundit me të. Ishte një ditë e pa harruar puthjet e Tij ende më drithërojnë gjithë trupin, bëm . . . në fund të ndarjes i dham besen njëri-tjetrit që do ta duam njëri-tjetrit me zemer, por kurrë nuk do të ndërhyjmë më në shtratin e njëri-tjetrit, pasi edhe Goni ishte i martuar.
(Ishte ky rrefimi i Maries per t’vetmin mëkat që kishte bërë, para se të vinte në deren e Ilirit).
– Po sikur të vinte një natë në shtratë, këtu ku jemi bashkë, Goni, si do të ndiheshe ti?
– Unë . . . Jo, jo tashti unë . . . pres Ilirin.
– Dakord por filxhani më thot se . . .
– Çfar . . . ?
– Po arritëm të bindim Ilirin për të ardhur një natë të vetme . . . me ymer të zotit do vi përgjithnjë pastaj Iliri.
. . . E tunduar para dashurisë për burrin e shijuar vetëm një muaj, por edhe para dashurisë së parë Gonit, Maria mori guximin dhe i tha fallxhores: -E pranoj Gonin, nëse pranon Ai, sepse Goni është i martuar dhe ne qem betuar për të mos i tradhtuar më kurr bashkëshortët tanë. Ai gruan e un burrin, Ilirin.
– Un, do ti bëj magji, do ta sjelli nesërmbrëma këtu në shtrat, – ju betua Tana, Maries; por . . . por hidhi një grusht me euro, se filxhani nuk flet ndryshe.
Marija shkoj tek arka e vjeter, mori çelsin dhe në kasaforten e eurove dhe parave Shqiptare te ruajtura nga kursimet e Ilirit, mori sa i zuri grushti dhe ia holli ne prehër Tanes, fallxhore.
– Ua, po shikoj mrekulli, më gjej numrin e Gonit dhe me ymer te Zotit, Goni erdhi në këtë shtrat.
. . . Kjo natë kështu kaloj tërë biseda shprese për Marien. Të nesermen Tana u zgjua plot kreshëri dhe u nis sërish për gjah, (pra për punë) .
– Në mbrëmje këtu do të jemi edhe unë edhe Goni. Ika, mirëupashim.
. . . Dita qe e suksesshme, fallxhorja u takua me Gonin. Ky i fundit kur mori lajmin se Maria jo vetëm që ishte pa burrë në shtepi , por gjithnjë e më shume po i digjej zemra për të, (pra nuk e kishte harruar kurr dashurin , ato çaste të gëzueshme që kishin përjetuar bashkë, veçanarisht dy ditë para marteses, në hotelin e beqarve).
– Ndaj sa nuk bërtiti me të madhe: – oooo e dashura ime Maria !
– Kujdes, kujdes: – iu drejtua fallxhorja; për të realizuar këtë, ti duhet të qerasësh filxhanin e magjisë. (Futi duart në xhep dhe . . . edhe kësaj rradhe pagesa ishte e majme).
Filxhani i fallxhores, po rikthente dashurinë e vjetër . . .
– Ti do të bësh, si të them unë, do të veshi një palë rroba si i veshin burrat tan, do të maskoj, pra ti je burri im, sonte do të flejmë me . . . me të zotët e shtëpisë, njerzë të mire dhe nuk na lënë jashtë.
. . . Keshtu u veprua, fallxhorja trokiti në derë, pleqt ia hapen deren dhe kjo prezantoi “burrin e saj”, të sëmur, i cili donte vetëm të shtrihej. Pleqt zemërbardhë i thanë nuses të sistemojë arxhiun e sëmur. Nusja edhe më zemërbardhë se pleqt, po ju lëshoj shtratin tim sonte dhe i çoj tek shtrati i saj. Në at moment, të dy u shtangen para njëri-tjetrit, nuk po u besonin syve se ata ndodhen përsëri bashkë, përsëri në një shtrat. O zot çfarë mrekullie, filxhani i fallxhores, magji e vërtetë. Puthjet zgjaten aq sa . . . me siguri do të ken thyer rekordin gines, buzët e tyre nuk shkëputeshin dot nga njëri-tjetra . . .
Në dhomë me pleqt, vazhdonte biseden fallxhoria, po kënaqeshin nga fjalët e bukura të Tanes: – djali i juaj, më thot filxhani, që është nisur.
Në dhomë pastaj hyn Maria tërë gaz dhe lumturi: – nënë, babë, Tana, o Zot, tama si filxhani yt thot në gjumë edhe burri yt. Në këte shtrat, thot ai në gjumë, ku po flej unë sonte , nesermbrëma do të jetë Iliri.
. . . Të tre , dy pleqt dhe Maria u kapen ngushtasi me njëri-tjetrin duke u perqafuar. Filxhani i Fallxhores, kishte bërë mrekullin. Mrekullia vazhdoi gjithë natën në shtrat, në mes Gonit dhe Maries. Pleqt i kishte zënë gjumi me një ëndërr të bukur. Tana mori edhe një herë hakun e Filxhanit. Marija dhe Goni, ënde vazhdonin të zgjatnin puthjen e tyre . . . deri në mëngjes.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here