ERTILA KOKA ; DASHURIA IME PER MOMENTIN ESHTE …

0
234

Intervistoi : Era Çela

E them me bindje se është një nga zërat më të veçantë  në muzikën shqiptare, por jo vetëm kaq. Është një ndër këngëtaret më të bukura , më sesksi dhe më e dashur. E kam fjalën për këngëtaren  e mirënjohur  Ertila Koka. Ertila Koka është nga ato këngëtare që di të gjejë mënyrën dhe momentin e duhur për të ardhur me diçka të re  pranë  publikut, ku spikat gjithmonë në zgjedhjet e saj . Por falë talentit dhe  zërit të saj Ertila ka dhe disa tipare dalluese, ajo është gjithmone e qeshur, e dashur dhe shume e sinqertë me njerëzit që e rrethojnë. Ajo ka ndërmend të realizojë edhe bashkëpunime me artistë të huaj, si një urë për të hyrë në tregun muzikor ndërkombëtar. Në një intervistë për portalin “Vizion.com.al” Ertila  flet për  projekte që e presin, angazhimet qe ka gjatë sezonit veror si dhe  për marrëdhenien me të fejuarin .

Përshëndetje Ertila si do të doje ta nisnim këtë intervistë ?

Përshendetje këtë interevistë do të doja ta nisja me një falenderim për ju dhe lexuesit tuaj kudo që janë.

 Si është kjo periudhë për ty ?

Kjo periudhë për mua ka qënë shumë e bukur e mbushur plot me angazhime dhe aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Pushimet për mua jan gjithmonë më vonë pasi jam e detyruar të jem në punë.

Cila është kënga jote e fundit ?

Kënga ime e fundit mbetet You Only pasi për këngën e re jam akoma duke pununar.

Si ndjehesh kur dëgjon një këngë tënden në një kasetofon makine dhe ti je duke kaluar ?

-Gjithmonë gëzohem dhe ndjehem e vlerësuar. Pasi për këtë punojmë ne artistët. Për dashurinë dhe vleresimin e publikut.

Si i ke marrëdhëniet me kolegët a ke miq ose mikesha ndër to?

Marrëdhëniet i kam shumë të mira. Kam shumë kolegë që i kam shumë përzemër dhe që i vlerësoj shumë dhe anasjelltas.

A ka rivale Ertila Koka ?

Çdo profesion ka rivalitet dhe arti besoj ka akoma më shumë

A është xheloz i fejuari , si është një mardhënie në distancë pasi ai jeton në Itali mesa di unë?

Është shumë i kuptueshëm dhe aspak xheloz. Më ka mbështetur shumë që në ditën e parë që jemi njohur dhe vazhdon ta bëjë akoma. Lidhja në distancë është e vështirë por gjithmonë e bukur dhe me shumë mall. Nëse sdo të ishe këngëtare cfarë do të kishe zgjedhur të bëheshe në jetë?

-Pervec muzikës kam pasion dizajnin dhe aktrimin. Më pëlqen ti stiloj veshjet e mija në klipet apo eventet që kam dhe besoj do e kisha bërë shumë mirë dhe si profesion.Aktrimi më ka pëlqyer gjithmonë po ashtu dhe baleti.Por dashuria ime më e madhe dhe që si mendoj dot ditët e mije pa të është muzika .

Kënaqësia më e madhe që ke përjetuar në kohet e fundit ?

Kënaqësia me e madhe për mua ktë kohë kanë qënë përqafimet pafund të fanseve të mija nëpër koncertet që kam pasur së fundmi nëpër qytetet e Shqipërisë.është ndjesi shuuumë e bukur kur të përqafojn fëmijët duke lotuar dhe të adhurojnë. Nuk ka ndjesi më të bukur për një artist.

Fjala e urtë që të personalizon ty kush është ?

Qingji i urtë pi dy nëna.

 Çfarë e bën të lumtur Ertilën ?

Ertilën e bën të lumtuar dashuriae familjes që e rrethon gjithmonë e motrave që janë të pandashme për të. Mundohem gjithmonë ti bëj njerëzit që kam afër të lumtur. Për momentin dashuria ime  e madhe është mbesa ime e vogël Hevën. Që më lumturon cdo ditë me bukurinë dhe buzëqeshjen e saj.

 Çfarë të mundon më shumë ?

Shpesh më mundon hipokrizia e njerëzve dhe atë se përtyp dot.

Çfarë urren te një njeri ?

E urrej ligësinë te një njeri.

Sa përqind ishe e sinqetë në këtë intervistë?

-100%

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here