Ersil Ymeri shënon golin e parë të vitit

0
1397

Pas pushimeve dimërore futbolli i Superliges Shqiptare ka rinisur diten e premte duke startuar javë e 17-të të këtij kampionati , duke regjistruar dhe golin e parë të vitit 2018-të të shënuar në minutë e 3-të të takimit Kamza – Laçi , ku autori i këti goli është talenti nga qyteti i Koplikut Ersil Ymeri . Realizimi i këtij goli që në minutat e para të takimit nuk hyn në histori thjeshtë si goli i parë i vitit në superligen e futbollit shqiptar , por edhe si goli që i dha 3-pikë të vlefshme ekipit të Kamzës , duke e futur realisht në garen për zonen “Shengen” . Ka rreth 4 Vite që futbollisti Ymeri kontribuon për ekipin e Kamzës . Golat e tijë për herë kanë qënë vendimtarë për skuadren e tijë . Kujtojmë se edhe goli i shënuar në minuten e 82-të ndaj ekipit të Partizanit në fazën e parë të kampionatit ishte një gol i cili largoi tranierin Italian nga Partizani dhe që nga ai takim ënde Partizani nuk është ngjitur në nivelin e fanellës që mban . Për mediat sportive pas këtij takimi fantazisti Ymeri është shprehur se këtë gol ia dedikon tranierit dhe familjes së tij .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.