EKONOMIA E MBYDHUR NATYRORE JETON EDHE NE KOHET MODERNE …

0
346

Nga : Rita Kalaj Shkurtaj

 

Malsia gjate perjudhes se sistemit feudal,pati nje ekonomi tejet te renduar e cila zgjati deri ne kohet moderrne pa e njohur pothuajse kurre sistemin borgjez,por mbeti e perfshire ne nje EKONOMI TE MBYDHUR NATYRORE deri ne vitet e pas çlirimit per t’mos thene edhe me gjate megjithse elektrifikimi dhe arsimimi sollen qasjen moderne ne malsi. Po cfare ishte ky sistem ekonomik? Ky sistem ekonomik ne vetvete perfshinte ate menyre jetese ku te gjitha nevojat ekonomike e jetike siguroheshin nga puna dhe prodhimi vetjak familjare si;ushqimet,veshmbathjet,enet e guzhines,veglat e punes,mbarvajtja e bujqesise dhe mbarshtimi i blegtorise.Per te pasqyruar kete realitet do nevojiteshin fare pak foto per ta kuptuar se sa e veshtire dhe e renduar ishte ajo jetese qe fare mire mund ta quajme mbijetese sa per te mbajtur frymen gjalle.Nje realitet i tille pasqyrohet edhe ne kete foto,ku mjafton ta shohin moshat madhore mbi 40 vjeç dhe do ju rifreskohet ne memorje koha e femijerise. Ne keto foto vihen re shume elemente kulturore te cilet i perkasin nje pune artizanale te punuara nga vete pjestaret e familjes te cilat sherbejne kryesisht per perdorim vetjak si ene guzhine,vegla pune,aspekte arkitekturore e deri te menyra e jeteses. Ajo qe e rendonte me shume ate sistem ishte taksa e rende e feudalit (Kulakut) e cila shihej si detyrim ligjor prej te cilit jo pak familje detyroheshin te shpernguleshi pasi per te paguar kete takse humbisnin pronat dhe gjene e gjalle,pa dhogaritur taksen e shtetit apo sundimtarit. Te flasesh per ate sistem duket sikur i referohemi mesjetes pa dhogaritur se sa prezent eshte ky fenomen edhe ne ditet e sotme sidomos ne shtresat e uleta te shoqerise apo ne zonat e thella malore te cilat jetojne ne gjendje teje te mjerueshme duke luftu me realitetin per te siguru sadopak nevojat minimale biologjike,e per t’i mbijetu dites se sotme,me shpresen per nje mundesi me te mire neser. Megjithate malsoret kudo ku jane dine ti mbijetojne kesaj lufte jetike,madje krenohen edhe me ato pak mundesi qe jeta ka servirur per ta duke pranuar me bindje thenjen e moçme,”Ça tna japin zoti po gezojme n’ket jete”.

SHARE
Artikulli i mëparshëmORGAZMA E LARTË…
Artikulli tjetërRapsodi Rrustem Beqiri ; ” Sozia ” i te mirënjohurit Dervish Shaqa …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here