EDHE PO DERDHE GJITHË QUMËSHTIN E SHKODRES , MOR LUSH . . .

0
301

Foto Amatore

Ka zgjedhur këtë formë për të protestuar për kushtet e vështira ekonomike. Nuk është hera e parë që fermeri nga Trushi i qytetit Shkodër, Lush Ndoci del në protestë dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe këtë të Marte. Ai ka protestuar para Bashkisë Shkodër për kushtet e vështira që po kalon familja e tij gjithashtu edhe për mos-shitjen e produkteve bujqësore. Z Ndoci kërkon më shumë vëmendje nga pushteti lokal apo qeveria, në mënyrë që të marrin të ardhura për produktet që mbjellin çdo vitë, por që nuk u shiten.
Fermeri Ndoci tregon se produktet apo prodhimet e tyre po shkojnë dëm prej disa kohësh dhe askush nuk interesohet për këto probleme. Për më tepër e gjitha kjo konsidserohet si një nga veprimet tashmë komike të fermerit nga Trushi. Ç’ka realisht me përjashtim të mediave lokale në Shkodër dhe kalimtarëve të rastit, për askënd tjetër kjo nuk përbën ndonjë shqetësim. Kështu as nga bashkia dhe as nga instucioni i prefekturës, nuk është vërejtur të interesohet njeri, të pakten për të mos lejuar derdhjen e këtij bidoni me qumësht në mes të Shkodres. Madje dikush me nota humori iu drejtua: Edhe po derdhe gjithë qumështin e Shkodres, more Lush nuk i bie kujt ndërmend se çfarë po bënë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here