E Fundit asht’ puthja -Cikël poetik

0
525

 Nga : Drita Lushi 

-Zemra-
Ti zemren e ke qelibar, 
E t’forte si kreshnik.
Po mue m’kaplon nji marak
Hera her’s per ty;
Kok’n
Mbshtes n’krah’nuer
Te ndigjoj ritmin,
Frym’marrjen,
Levrimin e gjakut n’deje.
Zgjuar mbaj zemren time
T’ruaje tanden….
M’kaplon shpesh ky marak,
Nga dashnia per ty .
Tërmet
Sdi nga mi gjen burimet e shpirtit, 
dhe s’di,si m’shterrojne para teje
tan’ krojet e mendjes!
E rrjedh si do vete,
Pa ‘pyet mue per dreq!
E merr me vete,c’ka gjen rruges,
dyshime,dyzime,hamend’sime;
Mi mbyt ne tandin perrua
dhe me zhurme shfaqesh te mue,
si nje termet shtate balle,
sa s’mundem me i ba balle…!
E FUNDIT ASHT PUTHJA …
Asht’ fjala
mban 
tndalem ke ty
Pastaj janë sytë,
që më mbysin nngjyrë ,
mputhin edhe pa buzë ,
m’zhveshin e dashni bajn me mue
edhe pa mprekë,
mzjarrmojnë
nmornica!
Janë sytë e tu,
mbaj’ të ndjej gruen tek unë ..!
Pastaj asht shpirti
që tretet tek mue i zhveshun ..!
Nfund , vjen buza
E çil puthj
SHARE
Artikulli i mëparshëmKryeministri shperblen me drekë deputetet e tijë
Artikulli tjetërFISHTA PA “SHTEPI”
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here