Dy libra të studiuesit Fazli Muriqi mbi Rugovën, promovohen në Shkodër

0
116

Shkodër, Promovohen librat: Rugova Kreshnike … dhe Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike të studiuesit Fazli Muriqi. (+ Foto).

Përg. Gëzim VUÇAJ

Me daten 27 maj (2017) në sallen e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër, në një auditor që rrallë mund t’i gjindet “shoku” per nga vlerat intelektuale, studiuesi i njohur nga Kosova, Fazli Muriqi promovon dy librat e tij: Rugova Kreshnike, dhe e kaluara e saj historike, dhe Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike. Organizator i ketij promovimi ishte shoqata atdhetare “Dukagjini” e drejtuar nga veprimtari i shquar z. Ndue Sanaj. Per hirë të vertetes duhet thënë se kjo shoqatë është ndër më të organizuarat dhe aktivet jo vetem në funksionimin e saj, por edhe në promovimin e vlerave studimore, historike e kulturore të trevës emrin e të cilës mbanë, por edhe më gjërë.

Moderatore e ketij promovimi ishte poetja e talentuar znj. Mimoza Rexhvelaj, e cila e drejtoi me mjaftë mjeshtri dhe bukuri, sikur të ishte duke interpertuar poezitë e saja të mrekullueshme. Znj. Rexhvelaj pasi u uroi mirseardhjen të pranishmëve, prezantoi aktivitetin, praninë e autori të librave z. Fazli Muriqi, praninë e disa personaliteteve të njohura të “letrave”, gjithashtu beri edhe një “paraqitje” të shkurter të librave (objekt promovimi); Rugova Kreshnike, dhe e kaluara e saj historike, dhe Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike. Në vijim të altivitetit moderatoria ja dha fjalen z. Ndue Sana, drejtues i shoqates atdhetare “Dukagjini”, i cili vuri në dukje vlerat e mëdha historike dhe aktuale që permbajnë keto dy libra, të studiuesit Fazli Muriqi, që megjithse librat i kushtohen krahines kreshnike të Rugoves dhe fshatit të saj Koshutanit, ato permbajnë vlera të mëdha edhe per mbarë trojet shqiptare të Kosoves, Malesisë Madhe, Dukagjinit etjerë.

Pas z. Sana fjalen e mori shkrimtari dhe vperimtari i njohur nga trojet shqiptare nën Malin e Zi z. Ali Daci, njekohesisht edhe lektori e redaktori i librave, Rugova Kreshnike, dhe e kaluara e saj historike, dhe Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike. Z.Daci në fjalen e tij beri një permbledhje të permbajtjes dhe vlerave që kanë të memorizuara librat, vepra të mirfillta studimore–historike, të studiuesit të apasionuar rogovas z. Fazli Muriqi. Gjithashtu z.Daci solli në vemendje të auditorit edhe disa nga ngjarjet, datat dhe protagonistet e tyre të pershkruar me mjeshtri e vertetsi në faqet e ketyre dy librave. Në vijim të aktivitetit promovues moderatoria znj. Rexhvelaj ja dha fjalen publicistit e studiuesit z.Ndue Bacaj, i cili kishte pergatitur “fjalen kryesore” në ketë promovim, me titull: “Rugova Kreshnike dhe Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike në penden e autorit Fazli Muriqi” !…

Pas z. Bacaj në formatin e pershendetjeve folen per vlerat e librit : historiani Aleks Dushi, shkrimtari Kadri Fikaj, kritiku i njohur letrar Kadri Ujkaj, poetja Farida Ramadani e tjer. Shoqata atdhetare “Dukagjini” me ketë rast, studiuesit dhe autorit të librave ;”Rugova Kreshnike, dhe e kaluara e saj historike, dhe Koshutani Heroik i Rugovës Kreshnike”, z. Fazli Muriqi, i dorzoi Çertifikaten e mirnjohjes” per punen e tij studimore, të akorduar nga kjo shoqatë. Gjithashtu shoqata atdhetare “Dukagjini” shperndau edhe çertifikata të tjera mirnjohje të akorduar per veprimtarë e kengëtarë të njohur.

Në fund të promovimit fjalen e mori autori i librave z. Fazli Muriqi, i cili pershendeti të pranishmit me fjalet e zemres : “Vëllezer e motra e ndiej vehten të mrekulluar, nderuar e respektuar me praninë dhe fjalet tuaja per punen time disa-vjeçare. Faleminderit të gjithve e në veçanti atyre që folen per librat e mia… Z. Muriqi pas pershendetjes dhuroi per të pranishmit mjaft libra me autografe. Mbas promovimit të librave të pranishmit “shijuan” edhe një koktejl në lokalin “Primavera”.

Shkodër me 27 maj 2017.

SHARE
Artikulli i mëparshëmAMANETI I FUNDIT I MARTIN CAMAJT …
Artikulli tjetërGazetari dhe poeti i një profili të veçantë

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here