Dy kryetarët ” bindin ” Gjermanët për të financuar në Kraje …

1
116

Kryetari i komunes së Ulqinit z.Nazif Cungu së bashku me kryetarin e Tivarit, z. Zoran Serzentiq , vizituan Krajën ku perfaqësuesve të Bankës gjermane per zhvillim (KfW) iu paraqitën problemet e shqiptarëve të kësaj zone në lidhje me mungesën e ujit të pishēm. Drejtori për zhvillim i bankës KfW, Dr.Kirk Mildner shprehu gatishmërinë për të  ndihmuar për realizimin e projektit të ujit për Krajën dhe mundësinë e kyçjes të fshatrave të Ulqinit si Rashtishën dhe Kravarin. Për problemet e zonës treguan me hollësi përfaqësuesit e Bashkësisë lokale të Ostrosit si dhe të shoqatës së diasporës “Kraja”. Këto takime vlerësohen të dobishme për banoret e fshatrave të Krajes dhe atyre të zonës të Ulqinit . Kryetari i Ulqinakëve z.Nazif Cungu me përkushtimin e tijë po tregon se gjithnjë e më shumë është në sherbim të qytetarëve jo vetem të Ulqinit por , duke e kaluar “kufirin” edhe në territorin e komunes së Tivarit , ku në bashkëpunim me kolegun e tijë po jep kontributin edhe për banoret e fshatrave të Krajes .

SHARE
Artikulli i mëparshëmNazif Cungu pret talentin e basketbollit …
Artikulli tjetërTOMA I DJATHIT DHE DJATHI I TOMES…
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

1 KOMENT

  1. […] Revista “Fjala” – Kryetari i komunes së Ulqinit z.Nazif Cungu së bashku me kryetarin e Tivarit, z. Zoran Serzentiq , vizituan Krajën ku perfaqësuesve të Bankës gjermane per zhvillim (KfW) iu paraqitën problemet e shqiptarëve të kësaj zone në lidhje me mungesën e ujit të pishēm. Drejtori për zhvillim i bankës KfW, Dr.Kirk Mildner shprehu gatishmërinë për të  ndihmuar për realizimin e projektit të ujit për Krajën dhe mundësinë e kyçjes të fshatrave të Ulqinit si Rashtishën dhe Kravarin. Për problemet e zonës treguan me hollësi përfaqësuesit e Bashkësisë lokale të Ostrosit si dhe të shoqatës së diasporës “Kraja”. Këto takime vlerësohen të dobishme për banoret e fshatrave të Krajes dhe atyre të zonës të Ulqinit . Kryetari i Ulqinakëve z.Nazif Cungu me përkushtimin e tijë po tregon se gjithnjë e më shumë është në sherbim të qytetarëve jo vetem të Ulqinit por , duke e kaluar “kufirin” edhe në territorin e komunes së Tivarit , ku në bashkëpunim me kolegun e tijë po jep kontributin edhe për banoret e fshatrave të Krajes . […]

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here