Dy fjalë dhimbjeje

0
721

Teuta Osmani

Amerikë , 2018

Dy fjalë dhimbjeje

Nuk ka se si të mos shkruaja dy fjalë për znj Tinka
As sytë nuk kanë përse të mos më mbushen nga lotët,
Sepse unë e di se një Nënë në jetë një rol luan
Dhe jo si të gjitha rolet që kam parë dhe qarë nga ty Tinka jonë

Unë jam një bijë e një nëne që vetëm e lash nga emigrimi
Por të dish se dhimbja dhe lotët për te nuk më shterohen
Sa herë gdhihet e ngryset dita në tokën e largët të Amerikës
Aq herë uroj që të jetë mirë nëna ime dhe të gjitha nënat në botë.

Jam rritur me rolet dhe filmat që luaje artiste
Që në fëmijërinë time kurrë nuk i harroj
As emrat e tyre që lanë gjurmë në shpirtin tim fëmijë
E tani që jam nënë , si nënë thellë po të kuptoj

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.