Dosja Nr. 945/III , që dënoi 73 komunistët e parë shqiptar nga të cilët 29 ishin nga trevat që pakë vite më vonë u bënë simbol i antikomunizmit …

0
1061

Perg. : Ndue BACAJ

Të duket disi e pabesueshme se nga 73 komunistët e parë që ndiqeshin në të gjithë Shqipërinë, nga Zyra sekrete e Mbretërisë nga viti 1935 deri me 10 shkurt të vitit 1939, kur pjesa më e madhe u dënuan nga gjykata politike e asaj kohe , 29 komunistë ishin nga trevat që më vonë do të bëheshin simbol i Antikomunizmit, si Shkodra, Malësia e Madhe e tjer. Nëse nuk do të figuronte edhe sot në Arkivin e Shtetit dosja me numër 945/III pak kush do ta merrte për të vërtetë këtë shënim tonin të asaj kohë që edhe në Shqiperi kishte filluar të degjohej duhma sllavo-bolshevike . Gjithsesi ne duke u bazuar në dosjen e sipërshënuar po rendisim sëpari emrat e atyre që akuzoheshin si komunistë nga trevat e Shkodrës e Malësisë së Madhe (pa respektuar renditjen në dosjen perkatëse) ,per të vijuar me emrat e tjer të akuzuar e denuar si komunist:

1. Zef Mala nga Shkodra 
2. Ethem Boriçi nga Shkodra
3. Qemal Draçini nga Shkodra 
4. Ramiz Xhabia nga Shkodra 
5. Abdyl Bega nga Shkodra 
6. Ndue Gjela nga Thethi, banues në Shkodër 
7. Mark Uli nga Shtoji i Ri, banues në Shkodër 
8. Faik Boshnjaku nga Shkodra 
9. Gjergj Zagora nga Shkodra 
10. Gjon Shpataraku nga Shkodra 
11. Vasil Marku nga Shkodra 
12. Ndoc Mazi nga Shkodra
13. Hajrulla Kastrati nga Shkodra 
14. Vojo Kushi nga Shkodra 
15. Branko Kadia nga Shkodra 
16. Pashuk Ilia nga Shkodra 
17. Vasil Shanto nga Shkodra 
18. Gjovalin Luka nga Shkodra 
19. Vasil Llazari nga Shkodra 
20. Ilo Panduku nga Shkodra 
21. Voin Grabova nga Shkodra 
22. Çun Jonuzi nga Kastrati 
23. Gjeto Keqi nga Kastrati 
24. Spaso Trimcev nga Shkodra 
25. Sadik Bekteshi nga Shkodra 
26. Tuk Jakova nga Shkodra 
27. Emin Duraku nga Gjakova
28. Sadik Stavaleci nga Gjakova 
29. Nazmi Koxhaxhiku nga Dibra e Madhe 
30.Petro Duma nga Bilishti 31.Myzafer Asqeriu nga Gjirokastra
32.Kristo Karanxha nga Bilishti
33.Qemal Stafa nga Elbasani
34.Kristo Themelko nga Verniku i Devollit
35.Ilia Karanxha nga Bilishti
36.Sotir Velko nga Korça
37.Perikli Papamihali nga Korça
38.Taqi Furxhi nga Korça
39.Bexhet Barbuta nga Bilishti
40.Llazar Panariti nga Korça
41.Niko Afezolli nga Hoçishti
42.Naqo Kondili
43.Bajram Sinoimeri nga Gjirokastra
44.Fori Gjevreku nga Gjirokastra
45.Elmaz Xhango
46.Zihni Jaho nga Gjirokastra
47.Mihal Trojani – banues në Bilisht
48.Niko Konda nga Bilishti
49.Thanas Gjoka nga Korça
50.Mihal Lako nga Korça
51.Stefo Grabicka nga Korça
52.Fuat Asqeriu nga Gjirokastra
53.Naum Naumi nga Korça
54.Pandi Gashi nga Korça
55.Pandi Kristo
56.Reshat Kokona nga Gjirokastra
57.Faik Miraku nga Elbasani
58.Sotir Muridhi nga Leskoviku
59.Riza Tola nga Elbasani
60.Jani Todri nga Elbasani
61.Dhimiter Lala nga Elbasani
62. Todi Peqini nga Elbasani
63.Tod Paparusi nga Elbasani
64.Mehmet Myzyri nga Elbasani
65.Sali Myzyri nga Elbasani
66.Shyqyri Selita nga Elbasani
67.Haki Kashari nga Elbasani
68.Subhi ose Mehmet Xhaferr nga Elbasani
69.Abdyl Myzyri nga Elbasani
70.Enver Palluqi nga Elbasani
71.Jorgji Shuteriqi nga Elbasani
72.Kristo Isak nga Dardha e Korçes
73.Riza Deliadhisi nga Shijaku

Vlen të theksohet se në dekumentet e shërbimit sekret kishin figuruar edhe emrat e Zef Hotit (nga Hoti i M. Madhe), por për arsye se ishte vrarë në luftën civile të Spanjës në vitin 1937, ai nuk mund të përfshihej në gjyq, si dhe emri i komunistit Ali Kelmendi nga Gucia e Malësisë,që kishte vdekur perpara gjyqit… Në listën e dëninmit të bën përshtypje se pjesa më e madhe e këtyre të akuzuarve si komunist janë me arsim fillor, dhe fare pak me arsim të lartë apo të mesëm, gjithashtu mosha e tyre në përgjithsi ishte e re apo shumë e re, ku një nga këta ishte vetëm 15 vjeç, çfarë tregon se shumica ishin mashtruar nga propaganda komuniste, që ka fjalët e bukura e veprat e këqia… Këta burra nga Shkodra, Malësia e tjerë u gjykuan së bashku me 44 të akuzuar të tjerë si komunist nga e gjithë Shqipëria. Trupi gjykues përbëhej nga Abedin Xhiku – Kryetar, ndërsa antarë të gjygjit ishin Et’hem Hado, Hysen Sula, Shan Vila dhe Lan Kraja, ndërsa Prokurori i Çështjes ishte Dhimitër Goci. Vendimi i dënimit u muar nga Gjygji politik me daten 10 shkurt të vitit 1939. Denimet ishin disa vite burg apo internime, të dhëna nga gjykata e mbreterisë të regjimit “satrap” të A.Zogut. Keto denime mund të quhen “simbolike” duke i krahasuar me denimet politike të regjimit “demokratik” të komunistit Enver Hoxha ,i cili kundershtaret e tij politik i denonte në menyrë “honorifike” me nga një litar në fyt ose me ndonjë kokerr plumbi në krye ose në zemer.. Në pergjithsi të dënuarit komunistë u dërguan të kryejnë dënimin në një burg të kohës në Berat e tjer. Ky dënim zgjati fare pak, pasi u amnistua pas datës 7 prill 1939, nga pushtuesi fashist (nga mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli, Françesko Jakomoni). Është interesant se Kryekomunisti i mëvonshëm Enver Hoxha, nuk figuronte në listën e të gjurmuarve e as të dënuarve si komunist, por as në listën e shërbimit sekret të mbretërisë që ndiqte komunistët e kohës, ku drejtuesi i shërbimit sekret ishte shkodrani Zef Kadarja. Në fakt Enver Hoxha sipas gjasave ishte një agjent sekret i mbretërisë, ku per ketë ishte i priviligjuar që heret kur u dergua me bursë shteti per studime në Francë ,por që nuk mori asnjë vit, dhe pastaj mbreteria e beri Sekretar në Konsullatën Shqiptare të Belgjikës e deri Profesor pa arsim në Liceun e Korçës. Në të gjitha keto “vende ku punoi” ai duket se kishte detyren e survejimit të shqiptarëve që perkrahnin dhe propogandonin idetë komuniste të kohes , (në Francë spiunonte studentet shqqiptar ,në Belgjikë emigrantet shqiptar ,ndersa në Korçë mesuesit ,nxenesit dhe propoganduesit e tjer të ideve komuniste), dhe per keto Enveri informonte eprorin e tij…. E ndërsa Zef Kadarja ja ruajti “nderin” agjentit të tij , Enver Hoxha, kur erdhi në pushtet i mori jetën menjëherë ish shefit të tij ,per të mos e dekonspiruar ,gjithashtu dogji edhe dosjen e tij ,dhe skedarin agjenteve qe kishin mbiemrin me shkronjën“H”, (Kastriot Dervishi ,Sherbimi sekret shqiptar 1922-1944). ku pas kesaj Enveri “ndihej” i “rilindur”.Pas kesaj “rilindje” Enveri u mori jetën edhe pjesës më të madhe të komunistëve të parë nga Shkodra, Malësia e Shqiperia. E natyrisht edhe kjo eksperiencë e hidhur, influencoi sado pak në antikomunizmin e mëvonshëm të trevave si Malesia e Madhe , Shkodra e më gjërë , që fatkeqësisht kishin importuar të parët farën e kuqe e të keqe të komunizmit nga Sllavët ,armiqt shekullor të shqiptarëve. Kjo farë edhe sot jo vetem nuk është “KUAR” ,por sa herë që ka nevojë të ripertrihet apo rilindë ,fara komuniste ,ndonse me pak ndryshime per tju pershtatur kohës e bënë ketë “lehtesisht” , sapo të trajtohet me hormonet dhe rrezatimin e fqinjëve tanë sllav ,të cilet në ketë “fushë” janë treguar të pa kursyer të na ndihmojnë, sa herë që ne shqiptarët kemi nevojë tja fusin vehtes

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.