Dorjan Dokaj , sportisti hotjan që nderon Malesinë e Madhe e Shqiperinë..!

0
3934

Nga : Ndue Bacaj

Ta them hapur , se një telefonatë e rastesishme me N/Kryetarin e Bashkisë Malesi e Madhe z.Sytki Ndrecaj më bëri që të njihem me një djalosh 20 vjeçar hotjan me emrin Dorjan Dokaj , i cili në disiplinat sportit në të cilat konkuron ishte kampion kombëtar dhe ballkanik , por edhe me prespektivë për kampion europian e më gjërë… Njohja mori udhë duke pirë një kafe në lokalin “Imperial” të qytetit Koplik , ku z.Ndrecaj i njohur si promovues i vlerave të Malesisë Madhe na prezantoi mua dhe gazetarin z.Gëzim Vuçaj me kapionin kombëtar e ballkanik Dorjan Dokaj në disiplinen sportive të M.M.A.-s e cila permban artet marciale të maskuara (boks , kingboks , mundje e tjer..) , por historia e ketij kampioni kombëtar nuk mbaronte ketu , pasi ai është edhe kampion kombetar në Tajkwondo (Tnekwondo)… Duke “vrojtuar” nga afer ketë kampion të heshtur vrenë jo vetëm konstruktin e tij sportiv , të bëshem , por edhe fizikun e një të riu malësor të hijeshëm e të fort, tipik per trevat e Malesisë Madhe e veçanarisht per Hotin si kryevendin e kesaje treve. Një kampion i till si Dorjan Dokaj , në moshen vetëm 20 vjeçare na bëri kurioz të mesojmë nga goja e tij se si i lindi dhe u rritë tek ai deshira dhe pasioni per tu stervitur në disiplinen sportive të M.M.A.-s dhe Tajkwondo , të cilat ndonse sporte elitare në Europë e Botë , jo shumë të njohura në Shqiperi e Malesi. Duke biseduar me z.Dorian ai na tregoi se deshira dhe pasioni per tu marrur me keto disiplina sportive të veçanta , të bukura dhe të veshtira i kishte lindur që në moshen 9-10 vjeçare kur kishte parë një dokumentar që i kushtohej boksierit të njohur Majk Tajson e tjer. Ketë deshirë tha ai e kishte shprehur para shokve , kur mesuesja e edukimit fizik kishte pyetur djemt e klasës se çfar sportistësh deshironin të bëheshin , dhe vetem Dorjani i ishte pergjigjur se do behej boksier ose sportist në disiplinat që ushtrohej boksi ,artet marciale dhe sporte të tjera force , elegance e mjeshtrie. Stervitjet e para Dorjani tregon se i kishte filluar ti bëjnë në kushtet e shtepisë dhe pa tranjer vetem me “mesimet” që shikonte nga interneti ,Per keto stervitje të pavarura Dorjani tregon një rast që per të mesuar boksimin kishte mbushur një thes me rërë, të cilin duke e goditur me sa force kishte , ai kishte demtuar edhe kyçin e dores , por nuk kishte hequr dorë nga stervitja individuale , derisa krijoj besimin në vetvehte se ishte në gjendje të perballej me boksier të tjer ,por që siç thotë ai ketë sport të rendë e me “rreziqe” nuk ja deshironin prinderit e tij ,ndaj ai vendosi që të stervitej në disiplinen e M.M.A-s e tjer. Gjithsesi mungesa e fondeve monetare e kishte penguar Dorjanin per të shkuar në Shkodër per tu stervitur te klubi i Vllaznisë apo diku tjeter , ndaj ai pasi perfundoi shkollen e mesme duke perfituar nga heqja e vizave , kishte shkuar në Itali me pretekstin per të punuar per tre muaj . Në fakt Dorjani gjatë tre muajve kishte punuar nga dhjetë orë në ditë , dhe pas punet ishte stervitur “ilegalisht” në Itali ku dhe kishte fituar aftesi të reja që e kishin bindur se ishte i gatshem per tu ndeshur në disiplinat sportive të M.M.A.-s dhe Tajkwondo-s. Vlen të kujtohet se kthehet nga Italia pas tre muajve punë e stervitje një ditë të premte , per të marrë pjesë në kampionatin kombetar në nesre (diten e shtunde). Dhe “mrekullia” per Dorjanin ndodhi , pasi ai fitoi të gjitha ndeshjet në M.M.A. ,ku u shpall kampion kombetar me klubin shumsportesh të Vllaznisë së Shkodres , ku edhe vijon të stervitet nga tranjeri i njohur i ketij sporti Eljon Puka , per të cilin thotë fjalet më të mira si tranjer dhe njeri. Por Dorjani nuk ndalet ketu , pasi ai pa vonuar bëhet edhe kampion i Ballaknit në ketë disiplinë sportive. Nga ky kampionat Dorjani kujton ndeshjen gjysem finale ku u ndesh me bullgarin tre here kampion Europe e Ballakani , të cilin e mundi në kohë rekord , per 28 sekonda. Ai tregon se bullgarit i kishte dhënë një goditje fatale me kembë , ku nga kjo goditje ishte demtuar edhe vetë Dorjani në këmbë , i cili edhe pse i demtuar në finale mund kundershtarin , duke e detyruar të dorzohet pas 65 sekondash ndeshje , duke u shpallur keshtu kampion i Ballkanit në sportin e M.M.A.s . Doriani perveç kesaj disipline sportive ai konkuron edhe në sportin e Tajkwondo-s , ku edhe ketu është shpallur kampion kombetar . Si çdo sportist edhe Dorjani tregon per idhujt e tij në keto disiplina sportive . Së pari thotë ai ka idhull shqiptarin nga Kosova Ilir Latifi e pastaj brazilianin Anderson Silva dhe Connor Mc Gregor , tek i cili gjenë edhe vetvehten , pasi edhe ai si Dorjani është stervitur dhe e ka filluar sportin duke pasur suksese në ketë disiplinë sportive vetem me forcat e tij , (pa sponsorizime …). Sportisti kampion Dorjan Dokaj tregon se ka rreth një viti që stervitet pranë klubit shumësportësh të Vllaznisë pa asnjëllojë mbeshtetje financiare e sponsorizimi , duke berë çdo ditë stervitje nga 80 km udhetim (shkuarje e ardhje nga Hoti në Shkodër) , e si të mos mjaftonte kjo ai per të siguruar fondet e nevojshme financiare per të vijuar stervitjen është i detyruar të punojnë punë të “rendomta” krahu. Dorjani edhe në keto kushte thotë se do të vijoj ushtrimin në disiplinat e sporiti të M.M.A.-s dhe Tajkwondo-s. Aktualisht Dorjani ka filluar pergatitjet per kampionatin Europian të M.M.A.-s , ku mendon të ketë rezultate të larta , madje beson per të perseritur suksesin e kampionatit ballkanik. Dorjani sakrifikon , jo vetem per vehte , por me sukseset e medaljet e tij sakrifikon e nderon duke bërë krenar çdo shqiptar në pergjithhsi e ne malësorët e Malesisë Madhe “Nderi i Kombit” në veçanti . Dorjani ecen në gjurmet e hotjanit Dedë Dekaj i cili me sakrifica të tilla e filloj sportin e peshëngritjes , dhe arriti të bëhet kampion kombëtar , dhe pati suksese të admirueshme edhe në Greqi (pas renies të regjimit izolacionist komunist). Duke i uruar Dorjanit suksese në sportet e tij të dashur ku sakrifikon , menduam ti bejmë thirrje pushtetit lokal (Bashkisë Malsi e Madhe) , si dhe afaristëve , biznesit e “paralinjëve” të tjer të heqin sado pak nga financat e veta per të sponsorizuar ketë sportist malësor , emri e vepra e të cilit na nderon e bënë krenar të gjithëve…

Koplik me 08 janar 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.