Dëshmitarja e Dashurisë

1
2928

Tregim nga : Izota Rexha Haruni 

E terhoqi edhe nje here cigaren dhe e hodhi ashtu, gjys te djegur.
Nuk kishte deshire as te pinte duhan, gje qe nuk ishte normale per te. U ngrit me pertes dhe doli.
Dikush e pershendeti rruges, por ai as nuk ju pergjigj. Jo se nuk e degjoi, por mendja kishte marre drejtim tjeter.
Edhe pse kishim kohe qe ishin ndare,qe nuk shiheshin, nuk degjoheshin, ai nuk mund ta hiqte nga mendja.
Ishin ndare edhe here te tjera gjate kohes qe ishin bashke, por tani gjerat ishin ndryshe.
Nuk ishte si dikur, kur mjaftonte fershellima e ti, dhe ai ndjente hapat e saj ta arrinin.
Tani gjerat kishim ndryshuar rrenjesisht dhe shpresa se munde tià degjonte serish zerin ishte duke dhene shpirt.
Ata ishin te dy, nga i njejti qytet dhe cdo gje perreth ja sillte ndermende.
Ja, ktu ku e prisja kur dilte nga shkolla,…..mendoi dhe diafragma ngrihej ngadale,por me force. Rruga qe benim bashke,…dyqanet qe frekuentonin te dy, pallate qe fshiheshin nga syte e kureshtareve, cdo gje ja bente akoma me te veshtire qe te munde ta harronte.
Harronte??
Po si munde ta harronte, si?
As nuk behej fjale per harres, por te pakten te mos i pulsonte vazhdimisht ne mendje . Te pakten ti linte kohe te flinte
Asnjeher nuk i dihet, se sa e madhe eshte dashuria, perpara se ta humbasim ate. Joo, jo dashurin, dashuria nuk humbet kurre, por humbasim njeriun qe duam.
Asnjeher nuk i japim rendesin e duhur dikujt, para se ta shohim se dikush tjeter e vlereson.
Asnjeher nuk e dime, se vuajtja do ishte kaq e thelle, deri sa nuk kishim provuar humbjen.
Syte ju perloten dhe instiktivisht kishte ndezur nje tjeter cigare qe i kishte mbetur e shuar ne buze. E terhoqi tre kater here dhe kur e pa qe ishte komplet e fikur, futi doren ne xhep , per te gjetur cakmakun. Pasi nuk e gjeti as ne xhepin tjeter,e hodhi cigaren gjysem te konsumuar.
Psheretiu thelle dhe ndjeu nje deshire te madhe, ta shterngonte edhe nje here ne krahet e tij ,si dikur qe pajtoheshin pas zenkave.
Ajo ishte shume kokforte por e drejte dhe ishte ai qe e duronte me shume, ishte ai qe leshonte pe, ishte ai qe linte gjerat te kalonin. Ajo e njihte mire dhe “perfitonte” pak nga kjo gje.
I kujtohej kur i thoshte se e njihte edhe ne mes te naten,se e dallonte ne mes cunash nga menyra se si ai thithte cigaren. Sa here qe e priste ne erresire, brenda portes se saj, ajo shihte nje drite qe here fikej e ndizej, dhe duket si nje xixellonj e vetme, e kuptonte qe po arrinte.
Nxori serish nje cigare, e ndezi dhe u ndje si zoge i harruar…..tani asnje nuk do e vere re se si è pi une cigaren, asnje.
Tani ajo ishte e nje tjetri, e dikujt qe e beri te ndjehej e rendesishme, qe i dha ate qe priste me vite tja jepja une . Une nuk munda…. apo nuk doja te mundja?…
Jo… nuk luftova mjaftueshem per ta pasur. Kishte te drejte kur me thoshte qe une nuk jam i zoti.
Tani as nuk kam as te drejte te kthej koken as per ta pare edhe po te ndeshem rruges.
— E lodha shume….mendoi, duke kerkuar ta justifikonte me te drejte.
Ai e dinte se ajo i kishte dale borxhit, dhe kjo e mundonte me shume. Tani i kujtoheshin fjalet e saj , ku i thoshte se nje dite do vuash, por i vetem, une do jem large.
Ishte i vetedijshem per gjithcka, por mendonte se ajo nuk do ta linte kurre.
Ata identifikoheshin me njeri _tjetrin. Emrat e tyre e kishim humbur domethenien.
Te gjithe i njihnin si AI i dashuri i saj, ose e kunderta.
Dhe sot ai, gjendej me nje brenge te madhe qe ja kishte pllakosur shpirtin. Aq te madhe dhe te rende sa nuk ja nxinte kraharori.
Familia e tij, kishte provuar edhe ta fejonte dhe ai kishte pranuar me shpresen qe do lehtesohej, qe dalengadale do ta harronte, do i vinte nje gur zemres dhe do vazhdonte jeten si te gjithe. Fundja nuk ishte as i pari dhe ad i fundit. Biles, shumica e te dashuruarve ndaheshin, dhe krijonin familje.
Duke hecur , pothuajse i pavetedijshem, u gjende perball asaj porte , ku ajo e priste dikur.
Ju drodhen gjunjet dhe ndaloi.
Sa mall…. ohhh sa shume mall.
Kujtimet e sulmuan te gjitha njeheresh, dhe nuk arrinte tu bente balle. Po ajo porte, po aja rrugic e vogel e shtruar me cimento, nuk mungonin as lulet anash rrugices.
Edhe aroma e saj qenka akoma ktu.
Mbylli syte dhe i perkedheli me shpirt ato kujtime, ato momente , ato kohe kur kalonin ore te tera , deri kur yjet zhdukeshin nje nga nje dhe vetem ata me te guximshmit ndjenin vesen e mengjesit tju lagte floket. Ajo dridhej dhe ai e fuste ne gjoksin e vet ,duke e mbeshtjelle me krahe. Ishte i gjate, i bukur dhe shkrihej kur ajo i thoshte se syte e tij si smeralde, ishin me te bukurit ne bote.
Shpesh aty rrinin edhe ne shoqeri, tregonin barcaleta, ngjarje te dites apo cfare kishin degjuar. Ndonjeher benin gare kush do numeronte me shume yje , dhe ajo e ngaterronte duke qeshur .
I kujtohej ajo, plot jete, e bukur sa te linte pa fryme dhe qe nuk e vriste mendjen fare, se komshinjte do e degjonin duke qeshur ne mes te nates.
Aq zhurme bente, sa ndonjeher dilte e ema dhe i terhiqte vemendjen.
– Mjafte moj se zgjove dynjane…
Ajo qeshte akoma me shume… ohhh sa shume donte ta degjonte edhe nje here duke qeshur aq forte,dhe nuk do i thoshte qe ta ulte zerin, jooo, le te kumbonte, se ishte muzika me e bukur qe kishte degjuar.
Do ta linte te shperthente ne gjithe bukurine e saj.
Ohhh.. sikur te ishte aty,sikur koha te kthehej pas, sikur e gjithe kjo te ishte vetem nje enderr e keqe.
Provoi te hecte drejt portes. E shtyu.
Porta nuk u hap. Futi doren dhe provoi ta hapte si dikur. Asgje nuk kishte ndryshuar, asgje. Akoma porta hapej si at’her kur ai e frekuentonte ate shtepi.
Hyri ngadal dhe ndjeu ti zgjeroheshin mushkerit me aromen e saj, perzier me driten e henes. Ate arom qe ai do ta njihte mes mijrash. Sa here ja thoshte. .. ti ke arom bebash.
Dikush ndjeu hapat e tij, dhe doli te shihte se kush po hynte.
Befas u perball me nenen e saj. Ajo u shtange, nuk e priste qe te shihte serish ate ne ate shtepi. U pane ne sy dhe ajo e kuptoi qe ai nuk ishte mire.
– Hajde brenda bir ….i tha.
Ajo me shume se kushdo tjeter kishte qene deshmitare e dashurise se tyre, me shume se cdo njeri tjeter ja njihte dhimbjen atij, se e kishte perzier me femijet e vete.
Ai , e ndoqi nga pas si manar i zene ne faj ..
– Ulu… i tha, duke i treguar me dore karriken boshe, aty tek veranda, tek ajo verande, ku ai kishte lozur per vite me radhe. Sa here ishin njomur me kova me uje, sa here kishin rreshkitur e ishin gervishur, sa here edhe ishin vrare. Por asgje nuk dhimbte si tani. As ate heren qe ju hipi ne koke te digjeshin me hithra. Kush te digjte me shume, dhe ne pese qe luftonin, ajo digjej me pak.
Kishte mbyllur syte dhe po e shihte tek vraponte neper oborr qe te mos e digjnin. Ishte e shkathet dhe i thoshin qe je si çune. Po ku kishte çune qe te krahasohej me te.
Syte ju fryne dhe nje bresheri lotesh rreshkiti mbi molleza. U ul ne gjunje, e vuri koken tek preferì nenes se saj dhe qau. Qau me ngasherim. Ndjeu nje dore ti kaloi mbi koke dhe ti perkedheli floket.
Nuk kishte nevoj per fjale, as per shpjegime.
E la te zbrazte gjith sa i mundonte shpirtin
– Nuk mundem….. peshperiti mes lotesh…nuk mundem…
Ngriti koken dhe ju drejtua asaj gruaje qe ne heshtje e shoqeronte me lot,sikur kerkonte ta ndihmonte.
– Une nuk mundem as ti therras ne emer te fejuares….
– Nuk mundem as ti afrohem, …sa here e provoj me del para syve fytyra e asaj qe e humba.
– Nuk munde te dua me,asnje tjeter, asnje nuk mundet te zere vendin e saj. E di qe nuk do kthehet kurre,.. e di, ashtu sic di qe e meritoj te vuaj .
E ema e saj tundi vec koken, . E c’munde ti thoshte?
Sa kohe kaloi ashtu per humbur sa vete nuk e kuptoi.
Vite me pas treguan se vendin e saj, vertet nuk e zuri asnje tjeter.
Ata u pane rastesisisht, vec nje here, pas shume vitesh, ne nje shtet tjeter. Ai gjithmon i dashuruar me te.
Ajo me vajzen e saj gjashtevjecare ne krahe.
E prrshendeti me mallin qe ke, kur shehe nje njeri qe je rritur bashke, qe ke hequr edhe halle, qe ke ndare nje veze me dysh.
E perqafoi , dhe i la te kuptoj se kjo ishte vertet lamtumira, ajo qe ndjehet ne shpirt.
U largua e qete dhe e kuptoi se kishte bere zgjedhjen e duhur, dhe ju zhduk dyshimi qe i vinte kur shpesh grindej me burrin, se do kishte bere jete me te qete me te.
E morì vajzen hopa e perqafoi fort, dhe mendoi se ne ate perqafim ishte burri i saj.
Ato grindjet ju duken te mjaltosura dhe filloi te kendonte nen buze. E donte familjen e saj.
Ne funde te fundit, dashuria eshte edhe respekt. Dhe ajo i kishte te dyja.

I. R. H. 2/02/ 2018

1 KOMENT

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.