Deklaratë e Zonjës Voltana Ademi , ” Kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë “

0
1040
Jam sot përpara jush në cilësinë e Kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, natyrisht edhe si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës për të bashkëndarë me ju dhe përmes jush me qytetarët katrahurën e prodhuar nga sistemi qendror i menaxhimit të NDIHMËS EKONOMIKE .
Me ligjin e ri, të trumbetuar me aq forcë nga qeveria, sistemi i Ndihmës Ekonomike menaxhohet në nivel qendror dhe jo më në Bashki. Por dita e sotme mund të quhet një ndër ditët më të zeza për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë.Më konkretisht, ku ka dështuar sistemi i ri i zbatuar nga janari i këtij viti :

1. Sistemi nuk ka informacion te perditesuar në lidhje me personat e regjistruar pranë zyrave të punës si punëkërkues të papunë. Janë hequr padrejtësisht familje që i kanë të gjithë anëtarët të papunë.

2. Sistemi nuk ben dallimin mes punekerkuesit dhe studentit (me vertetim shkolle), pasi studenti nuk ka detyrim regjistrimi ne zyren e punesimit si punëkërkues. Kështu janë hequr nga skema padrejtësisht të gjithë familjet që kanë fëmijët student, familje të varfra dhe pa të ardhura familjare.

3. Sistemi nuk ka të dhënat e përditësuara mbi pronësinë e automjeteve. Kjo ka shkaktuar përjashtimin e padrejtë të familjeve që nuk disponojnë realisht mjete.

4. Sistemi gjeneron familje që rezultojnë me dy gjendje civile ( në dy qarqe ose në dy bashki të ndryshme). Rastet e familjeve që kanë anëtarë të burgosuar janë përjashtuar padrejtësisht.

5. Sistemi është jo transparent. Askush nuk ka informacion lidhur me kriteret e llogaritjes së pikëve. Sistemi i pikezimit nuk sqaron pamjaftueshmerine e pikeve per familjet me nje ose me më shume anetarë. Kjo ka shkaktuar konfuzion dhe revoltë për të gjithë familjet që janë përjashtuar dhe që deri më tani Bashkitë i kanë trajtuar me ndihmë ekonomike.

6. Sistemi nuk favorizon familjet njeprinderore me femije ne ngarkim. Përgjithësisht sistemi ka penalizuar gratë kryefamiljare më në nevojë.

7. Sistemi ka penalizuar një numër shumë të madh të familjeve qe kane ne perberjen e tyre persona me aftesi te kufizuar ose invalide pune.
Për ta konkretizuar dështimin e sistemit po ju përcjell disa të dhëna per Bashkite:

Permet

-, 280 Perfitues deri dhjetor 2017
– 455 Aplikues
– 44 Përfitues sipas sistemit qendror
– 16% e familjeve kanë përfituar ne % krahasuar me dhjetor 2017

Hasi

– 1977 Perfitues deri dhjetor 2017
– 1722 Aplikues
– 800 Përfitues sipas sistemit qendror
– 40% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017

Malesi e Madhe

– 2270 Perfitues deri dhjetor 2017
– 2186 Aplikues
– 935 Përfitues sipas sistemit qendror
– 41% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017

Lezha

– 1598 Perfitues deri dhjetor 2017
– 2786 Aplikues
– 764 Përfitues sipas sistemit qendror
– 48% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017

Tropoja

– 2366 Perfitues deri dhjetor 2017
– 2302 Aplikues
– 1151 Përfitues sipas sistemit qendror
– 49% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017

Shkoder

– 3329 Perfitues deri dhjetor 2017
– 5814 Aplikues
– 1623 Përfitues sipas sistemit qendror
– 49% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017

Kukes

– 6300 Perfitues deri dhjetor 2017
-7400 Aplikues
– 3145 Përfitues sipas sistemit qendror
– 50% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017
Berat
– 610 Perfitues deri dhjetor 2017
– 1200 Aplikues
– 320 Përfitues sipas sistemit qendror
– 52% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017

Vau i Dejes

– 1400 Perfitues deri dhjetor 2017
– 2003 Aplikues
– 860 Përfitues sipas sistemit qendror
– 61% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017

Pogradec

– 5500 Perfitues deri dhjetor 2017
– 5656 Aplikues
– 3415 Përfitues sipas sistemit qendror
– 62% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017

Kamza

– 2059 Perfitues deri dhjetor 2017
– 2257 Aplikues
– 1307 Përfitues sipas sistemit qendror
– 63% e familjeve kanë përfituar ne % -krahasuar me dhjetor 2017

Në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive, pas konsultimit edhe me kryetarët e Bashkive te tjera, i kërkojmë qeverisë:

1- Pezullimin e menjëhershëm të kësaj skeme që në vend të zbutjes e thellon varfërinë.

2- Shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Shërbimit Social Shtetëror për ndihmën ekonomike të muajit janar për gjithë Shqipërinë.

3- Rishikimin e kuadrit normativ për ndihmën ekonomike në koordinim dhe konsultim me Shoqatat e Bashkive.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.