Debat në këshillin e Bashkisë Shkoder / Video …

0
190

Një ngjarje e pazakontë ndodh në sallën e këshillit bashkiak të Shkodrës …

Gjatë diskutimit të pikës 10 të rendit të ditës ‘për sistemet e pikëzimit për programet sociale të strehimit’ anëtari I këshillit bashkiak Mustaf Lici kërkoi që të marrë fjalën por kryetarja e bashkisë Voltana Ademi nuk e lejoi duke thënë se fjalën do e kishte “Luigj Mila” në emër të shoqatës.

Në këtë moment kur këshilltari Lici nuk u lejua që të flasë ai u ngrit nga vendi dhe iu drejtua me zë të lartë kryetares së bashkisë duke I thënë se “të jesh e kujdesshme ne. Nuk mundesh të na ndalësh fjalën ne dhe as të mos na respektosh. A more vesh moj, as ti dhe as Zoti s’ja ndal fjalën Mustaf Licit. Nuk mund të bësh ti si të duash, a more vesh. Të kesh kujdes me mua”, I është drejtuar me zë të lartë këshilltari Lici kryetares së bashkisë. Kjo e fundit nuk ia ktheu dhe qëndroi pa folur.

Kur situata u tensionua kryetari I këshillit Xhemal Bushati ndërpreu mbledhjen duke kërkuar 5 minuta pushim. Kryebashkiakja vazhdon të jetë në sallë ndërsa këshilltarët ndodhen jashtë sallës dhe pritet që pas 5 minutash mbledhja të rifillojë …

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here