DAR SHKODER BËN ANALIZEN , PUKIANET FLASIN PËR ARRITJET

0
4500
Është organizuar analiza e punës së Drejtorisë Rajonale të Arsimit në qytetin e Shkodres . Në këte takim pune , veçmas drejtorve të Shkollave të Arsimit Parauniversitar të Shkodres , ishin edhe drejtoret e shkollave të zyrave Arsimore M.Madhe dhe Pukë .
I pranishem në këtë mbledhje pune ishte edhe prefekti i qarkut Shkoder z. Cesk Millja . Fillimisht në raportin e përgaditur dhe të mbajtur në emër të Drejtorisë Rajonale , drejtori Kadri Ymeri është ndalur tek arritjet e këtij viti në tërsi në arsimin e qarkut Shkoder , nderkaq në fund edhe ka treguar synimet për vijushmerinë e këtij viti . Në këte mbledhje pune , natyrisht mjaft të dobishme janë verejtur dy të veçanta , s’ pari prania e përfaqësueses së keshillit rajonal të prinderve , ku nga kjo perfaqësuese u theksua fakti se gjithënjë ë më shumë po kërkohet , madje po bëhet domosdoshmeri bashkëpunimi , për të krijuar një impakt sa më pozitiv në reformimin e arsimit . Dhe e dyta ; Diskutimi me mjaftë përgjegjëshmëri i drejtuesve të arsimit në qytetin e Pukes . Kështu fillimisht ka bërë një rezult të punës dhe arritjeve , por edhe të vështirsive në Pukë , drejtori i zyrës arsimore Nikolin Prënga . Por edhe drejtoresha e Gjimnazit “Shaban Sinani” në Puke znj. Angjelina Paloka është ndalur tek arritjet e kësaj shkolle , ku ka falenderuar të gjithë dhe në vecanti kolektivin e saj të punës , cka ka bërë që kjo Shkollë të këtë një performancë të lartë . Ndaj edhe specialistja e currikules në zyrën Arsimore Pukë znj. Pranvera Gjoni , është ndalur tek puna që bëhet nga kjo zyrë ne vecanti dhe në pergjithësi nga mësuesit Pukian për të rritur cilësinë e mësimdhënies . Këtë takim pune e ka përshendetur edhe prefekti I Qarkut Shkoder z. Cesk Millja : I cili në fjalën e tij krahas të tjerave ka treguar se edhe ky vjen dikur si një ish nxenes i shkollave të qarkut Shkoder , madje solli në kujtesë edhe disa emra ish mësuesish të tij në Shkollen e fshatit Barbullush . Pra arsimi theksoi prefekti duhet të mbetet , përkujdesja e të gjithëve .

Foto përshtatëse :   

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.