BURRI 1 METROSH QE BERI TE “ULET” NE GJUNJ DEPUTETIN TOM DOSHI

0
6898

1 – Pyetje : Dukeni i vogel , madje shume i vogel , mund t’na thoni sa vjeç jeni?

Përgjigje : Faleminderit per intervisten, nuk është hera e parë që ju më intervistoni, ndaj mos me vlersoni si dukem, por si jam.Un , jam burr, madje jam në moshen më të mirë të burrit,plot 38 vjeç.

2 – Pyetje : Dukeni shumë i shkurt, ndaj dhe nuk jepni per moshen që thoni?

Pergjigje : Jam 100 centimeter. Them keshtu se po të them 1 meter edhe mua me duket vetja i vogel. Por kjo nuk me shqetson ,mbasi burri nuk matet me meter , por me zemer.Unë zemren e kam të mirë dhe të fortë. Dhe , është pikrisht zemra që më ka ndihmuar në veshtersit e jetes.

3 – Pyetje :Cituat se keni kaluar veshtersi jete, po a mund t’na thoni nga jeni?

Pergjigje : Po , jam nga Kavaja, dhe banoj në Shkoder. Ah… veshtersitë, kë që kam kaluar unë nuk ia uroj askujt .Kam bërë jetë jetimi në Shkoder, këtu ku me sollen. Me shumë perse të flas, besoj, fjala jetim i thotë të gjitha.Veçse dua të theksoj, shkodra është qyteti që të falë dashuri prinderore.

4 – Pyetje : Ne facebookun tuaj kemi shikuar që krahas të tjerave , keni një foto me deputetin Tom Doshi , si rastesisht apo?

Pergjigje : Ka disa kohe. Deputeti Tom doshi, është i thjesht, jo si disa që unë kur i shikoj ne kafene apo në rruge , dhe i pershendes , dhe ata bëjnë sikur nuk u bëj pershtypje. Toma , ndalon më jep doren, më pyet si jam , dhe si po e kaloj dhe ne fund me qeras me nje kafe , ashtu siç di ai.Kështu një ditë bëmë dhe foto.Meqense unë jam shumë i vogel e ai, lamet burri, u ul në gjunj , per te treguar se është i barabart me mua.

5 – Pyetje : me çfar jetoni?
Pergjigje:Jetoj tek një shoqatë Italiane , këtu në Shkoder. Mundohem ndonjehere të gjejë ndonjë punë të pershtatshme, por shumë e veshtire.I falenderoj të gjithë edhe ata që pa ua shtrire doren, me ndihmojne. kjo është jeta ime

6 – Pyetje : A keni dhe a keni patur ndonjeherë të dashur , pra a keni menduar ndonjeherë per të ndertuar familje?

Pergjigje : Jo . As njera e as tjetra Jo.

7 – Pyetje : Po pse nuk doni ju, apo nuk kanë dashur femrat?

Pergjigje : Sot duket e leht , per kedo per të patur një të dashur, por per mua që jam produkt i veshtersise së dashurisë së mirë, është them e pa mundur.Nuk kam puthur kurr një femer, edhe pse si shok më ka puthur ndonjëherë ndonjë shoqe.

8 – Pyetje : A votuat kësaj rradhe?

Pergjigje : Jo sinqerisht, jo kisha deshirë të votoja por… na e çan koken, duke na thënë voto , per at se… voto , per këtë se….

9 – Pyetje : Cilin qytet doni me shumë Shkodren apo Kavajen qytetin tuaj të origjines?

Pergjigje : Kavaja është qyteti që më ka falë jeten, ndonse asgje tjeter s’me fali.Shkodra, me rriti dhe me shumë veshtersi, por me ka fal mundësinë per të jetuar.

1o – Pyetje : A të ngacmojnë femrat ?

Pergjigje : Jo . Nuk ma varin e as nuk ua vari . Me to vertem bëjë humor.

11 – Pyetje : Mirë the që pelqej nga politika deputetin Tom Doshin, po nga artistet?

Pergjigje : Po . E vertete . Tom Doshi është politikani guximtar me zemer te madhe , ndersa preferoj këngetaren bukuroshe Ciljeta .

12 – Pyetje : I takoni ndonjeherë njerzit tuaj nga Kavaja ?

Pergjigje : Jo asnje prej tyre, vetem nje xhaxha. Ai vjen vazhdimmisht dhe me takon. Ndihem mirë në ato pakë orë që jam me njeriun e gjakut tim.
Ishte ky rrefimi i njeriut 1oo centimeter, i njeriut qe vetem lumturi njeh pak në jeten e tij. e ky është Ardit Mancaku , Kavajasi jetim që jeton në Shkoder .

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here