” BERISHA VJEN NE SHKODER “

0
767

Një tjeter afrim në rradhet e Shkodranve me mjaftë vlerë për pjesen tjeter të kampionatit , po konsiderohet edhe lojtari me mjaft pervojë i ardhur në rradhet e Vllaznisë menjëhërë pas Xhevahir Sukajt . Vllaznia bën një tjetër goditje të rëndësishme në merkato . Mbrëmjen e së shtunës drejtuesit e klubit kanë arrritur akordin me një mbrojtës shqiptar të Maqedonisë , pikërisht Sedat Berishën . Kjo gjë është konkretizuar me hedhjen e firmës në kontratë , e cila sipas vetë faqes zyrtare të klubit , është njëvjeçare . Berisha luan si mbrojtës qendre dhe ka një karrierë të pëlqyshme teksa ka luajtur së fundmi me ekipin e Shkupit por më parë ka qenë pjesë e Shkëndisë së Tetovës . Por jo vetëm kaq , 28-vjeçari ka luajtur edhe në kampionatin turk me ekipin e Bursasporit dhe po ashtu një sezon më parë ka luajtur edhe në Kuvajt . Ai vjen tek Vllaznia pikërisht për të dhënë kontributin e tij për përmirësimin e rezultateve të saj dhe për të rregulluar problemet që ajo ka hasur në repartin e mbrojtjes . Drejtuesit e klubit shkodran duket se po bëjnë goditjet e duhura në merkato . Pasi kanë siguruar tashmë firmat e sulmuesit Sukaj dhe mbrojtësit Berisha , ata nuk e kanë ndër mend të ndalen këtu . Trajneri Gjoka në bashkëpunim me administratorin Gjyrezi por edhe kryebashkiaken Ademi duket se i kanë ndërtuar mirë planet për fuqizimin e skuadrës . Dalja në skenë e Berishës në mënyrë krejt të papritur , ka qenë një lëvizje e zgjuar e tyre ndonëse kishin disa ditë që kishin nisur kontaktet me të . Arsyeja pse u mbajt e fshehur është shpjeguar edhe nga trajneri Gjoka sot kur deklaroi se “afrimi i Cicmil dështoi pikërisht prej bërjes publik të emrit të tij”. Në këtë mënyrë, ajo që tashmë duhet të presim është se cili do të jetë futbollisti i tretë që do të vijë në Shkodër. Mbase brenda 2-3 ditësh, edhe kjo enigëm do të marrë fund. Vllaznia gradualisht po merr formën e duhur, duke plotësuar kësisoj edhe kërkesat e stafit teknik.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.