BASHKIA M.MADHE : DEGJESE PUBLIKE PER BUXHETIN E VITIT 2018 , EDHE OPOZITA THOTE FJALEN E SAJ

0
847

Eshtë mbajtur pasdreken e dates 18.01.2018 degjesa publike rreth projektbuxhetit të vitit 2018 , dhe programit buxhetor afatmesem 2018-2020 . Ajo qe mbase vlen të citohet që në fillim të këtij infarmacioni , është fakti se , krahas mjaftë banorve të M.Madhe të konsideruar grupet e interesit , ishin prezënt edhe përfaqësuesit politik të Pd , dega vendore M.Madhe , të kryesuar nga kryetari Anton Kokaj . Në fjalen e tij kreu i Bashkisë Tonin Marinaj , mbasi ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit dhe veçanarisht drejtuesit e PD , M.Madhe , ka vlersuar faktin se , Projektbuxheti I vitit 2018 është hartuar duke u bazuar në prioritet e Bashkisë në mbeshtetje të plotë të kerkesave të komunitetit për permisimin e sherbimeve , rritjen e efiçences së infrastructures publike , kontrollin dhe mbrojtjen e teritorit , me qellimin kryesor të permisimit të jetes shoqerore , sipas kreut të Bashkisë Tonin Marinaj , buxheti përmbush objektivat strategjike , nevojat dhe kerkesat kryesore të komunitetit . Madje është theksuar fakti sipas hartueësve të këtij projektbuxheti , se janë harmonizuar përpjekjet , duke perdorur mirë burimet ekzistuese për te percaktuar drejtimin dhe vijimin e së ardhmes . Kësisoj aq sa u tha në këte degjesë publike , por edhe aq sa ne i bëme një veshtrim të shkurter dhe të shpejt , këtij projektbuxheti , I cili është në vleren 670 322 495 lekë , dhe i shpërndarë në pësë njësitë administrative , natyrisht dhe në qytetin e Koplikut . Pas përshendetjeve dhe një prezantimi të shkurter të këtij projektbuxheti nga kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj , dhe më pas i shefit të financave në Bashki z. Altin Rukaj . Në emer të Pd dhe më konkretisht të perfaqësuesve pjesmarres në këte degjesë publike për herë të parë të opozites z. Sami Zekaj duke mbajtur qendrimin politik , të forces së vetë politike , këte project buxhet e ka vlersuar , si një fars , që vetem në sherbim të qytetarveë nuk është . Nderkohë që edhe kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj , duke iu përgjigjur fjales së opozites , ka argumentguar sipas tij disa nga arritjet e një viti të shkuar , cka ë bëjnë këtë projectbuxhet gjithënjë ë më të besueshem.

Foto : 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.