BASHA : RAMA FRIKACAK

0
790

Në reagimin e parë për vitin 2018 , Lulzim Basha ka dënuar ndalimin e qytetarëve që morën pjesë në protestën e 18 dhjetorit para parlamentit . Basha e cilëson kryeministrin frikacak , ndërsa shton se veprimi është shenjë e tmerrit nga protesta e radhës .
“Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve , qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin , jane sot me te varfrit ne Europe . Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise , policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges , Fatmir Xhafa , po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes , kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror . Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes.
Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen , sepse nje popull te tere nuk e burgos dot . Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet , per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur , jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre , ngrohjen ne kete dimer te acarte , nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit . Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik . Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare . Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes , do te kete te njejtin fund!” – shkruan Basha.Më shumë se 15 persona që protestuan para parlamentit ditën e zgjedhjes së Kryeprokurores së re janë ndaluar në pikat e kalimit kufitar ditët e fundit të vitit . Bëhet fjalë për protestuesit të cilët çanë kordonin e policisë . Mes të ndaluarve është edhe ish-sheshi i FNSH Osman Levanaku . Të gjithë të ndaluarit kanë qenë në kërkim policor dhe një pjesë e tyre janë liruar pasi janë marrë në pyetje .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.