Basha iu paraqet gjendjen aktuale në Shqipëri , 5 Ambasadoreve të BE

0
105

Kryetari i opozitës , Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorët e 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian , më përkatësisht Gjermanisë , Francës, Austrisë , Italisë dhe Greqisë për ti njohur nga afër me qëndrimin e Partisë demokratike , sa i përket zgjedhjes së Prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.Në takimin e mbajtur në selinë blu kryedemokrati njohu përfaqësuesit diplomatikë me hapat konkretë të ndërmarrë nga qeveria , që për Lulzim Bashën çuan në një puç kushtetues . Mosngritja e Këshillit të lartë të prokurorisë , marrja e kompetencave të KLP-së nga Parlamenti dhe zgjedhja e Prokurorit të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë votash në parlament dhe pa Vetting janë tre hapa flagrantë në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë , theksoi Basha për ambasadorët . Kjo antikushtetutshmërie procesit tha ai , fut sistemin e drejtësisë në krizë , shkatërron procesin politik dhe prodhon destabilitet , Lulzim Basha shprehu bindjen se këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe planifikuara , në mënyrë që Kryeprokurori të manovrohet në shkatërrimin e hetimeve për dosje kriminale të politikanëve të lidhur me krimin.Kryetari demokrat theksoi se procesi i integrimit është mbështetur me fakte nga Partia Demokratike dhe se sot ky proces është plotësisht në dorën e qeverisë, e cila duhet të përmbushë 5 prioritetet, të cilat nuk varen aspak nga opozita.Interesat e shqiptarëve dhe atyre të Bashkimit Europian sipas tij, janë në dënimin dhe jo mundësimin e veprimtarive kriminale dhe të turpshme si kthimi i vendit në hambar droge apo tolerimi i lidhjeve të qeverisë me kriminelët, për të cilët edhe kërkojnë drejtësi.Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim – përfundoi Lulzim Basha.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here