BAJRAKTARËT (FLAMURTARËT) E MALËSISË , REÇI

0
1475
Nga : Ndue Bacaj
Rubrika jonë “Story” vijon kësaj here me një cikel shkrimesh nga publicisti dhe historiani Ndue Bacaj , i cili bën fjalë për oragnizimin shoqëror në treven Malesi e Madhe shekuj të shkuar  . Pas Bajrakut të Koplikut dhe Buzës së Ujit  , sonte po publikojme një material kushtuar një tjetër Bajraku të rëndesishëm , të treves M.Madhe , siç janë Bajraku i  Reçit … 

Reçi – Një ndër bajraktaret më famëdhenjë të Reçit është padyshim Zyber Selman (Çelaj)-Bajraktari , i cili është një ndër pjesmarresit e njohur nga Malesia në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në nderim të kesaj vepre diplomatike po citojmë (vetëm) emrat e perfaqesuesit të Malesisë , të cilet muaren pjesë aktive në hartimin dhe nënshkrimin e  programit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të dates 2 korrik 1878 , program që perbehej prej 14 pikash dhe synonte të ruante tërsinë e tokave shqiptare ,duke mos lejuar coptimin e tyre nga shtetet shoviniste fqinjë . Lidhja programon edhe  organizimin e ushtrisë dhe dislokimin e saj në rast lufte.. Perfaqesuesit e Malesisë që nënshkruajnë janë :  Çun  Mula-bajraktar i Hotit , Dedë Gjon Luli- vojvod i Hotit , Smajl  Martini –bajrakatr i Grudes , Baca  Kurti –vojvodë i Grudes , Ujk  Gila –bajraktar i Selces (Kelmend) , Marash  Dashi – bajraktar i Shkrelit , Dodë  Preçi – bajraktar i Kastratit ,Gjel (Gil)  Vuksani –Vojvod i Kastratit dhe Zyber Selmani – bajraktari i Reçit…( Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 , ASHSH , pergatitur nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha , fq.55-57 ,Tiranë 1978) Vlen të kujtohet se në një protestë të popullsisë së krahinave  të Shqiperisë së Mesme dhe të veriut ; të Tivarit e tjer nëshkruar nga Shkodra me 16 qershor 1878 (protestë e drejtuar Kongresit të Berlinit kundër  coptimit  të Shqiperisë) , dhe bajraktari i Reçit ndodhej në Prizren , protesten së bashku me krerë të tjerë të Malësisë , Shkodres e më gjerë , e nënshkruan per Reçin Pater Mark Loshi (nga Reçi)… (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 ,po aty fq.33-37), gjë që tregon edhe per një bashkejetesë të mrekullueshme të muslimanëve dhe katolikeve të Reçit , dhe per ketë kishte meritë të padiskutueshme edhe bajraktari i Reçit Zyber Selmani.. Institucioni i bajraktarit të Reçit vijon të perfaqesohet denjesisht edhe gjatë kryengritjes kunder pushtuesve Osman të Malesisë (1911) , ku bajraktari i Reçit Dyl Sokol Bajraktari është njeri ndër nënshkruesit e memorandumit (të 30 marsit 1911) që pershkruhet jo vetem me nota atdhetarie ,por mbi të gjitha edhe me frymen e bashkejetesë e harmonisë të malesorve katolik e musliman që kerkonin të drejtat e tyre , dhe mbi të gjitha sfumonte hilenë e Bedri Pashes së Shkodres që kerkonte ti fuste shqiptaret kryengritës në një luftë fetare..

SHARE
Artikulli i mëparshëm” TAKOHEMI PER NJE LIBER ”
Artikulli tjetër“Syte e Molines” në syte e Lexuesit…

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here