Atentat me armë në Mitrovicë , vritet lideri serb Oliver Ivanoviç / Reagon Kryeministri Vuçiç

0
702

Politikani serb dhe lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviç është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në pjesën e veriut të Mitrovicës.Oliver Ivanoviç është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar para zyrës së tij. Ai është transportuar në spitalin e Mitrovicës dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë pasi kishte marrë 4 plumba.Lajmi për vrasjen e tij konfirmohet nga mediat kosovare dhe ato serbe . Oliver Ivanovic është i dyshuar dhe gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër për vrasjen e politikanit serb në veri të Mitrovicës , Oliver Ivanoviç .

Duke e quajtur vrasjen “një akt terrorist”, Vuçiç kërkoi përfshirjen e agjentëve serbë në vrasjen e Ivanoviç, duke e shfrytëzuar ngjarjen për të vënë edhe njëherë në dyshim sovranitetin e shtetit të Kosovës.Vuçiç tha se kërkesën që Serbia të jetë pjes e hetimeve ia ka dërguar EULEX-it.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.