ASTRIT BECI I HAP KRAHUN A . MESIT PER DREJTOR

0
1809

Drejtoria e shëndetit publik në Shkodër zhytet në krizë drejtuesi . Prej 3 muajsh ajo nuk ka titullar , ndërsa Astrit Beci i propozuar për të marrë përkohësisht këtë detyrë , e ka refuzuar letrën e dekretimit të ministrisë , pasi ky i fundit kërkon të jetë drejtues i përhershëm , në të kundërt nuk pranon provizorisht. Kjo drejtori ndodhet në momentet më të vështira të saj , pasi mungesa e titullarit erdhi prej muajit tetor , e për pasojë DSHP nuk zhvilloi analizën vjetore , nuk parashikoi buxhetin dhe objektivat për 2018-en , e sikur të mos mjaftonte kjo , çdo veprim është i paralizuar.Në tetor u shkarkua Zamir Fatusha i LSI dhe prej asaj dite nuk ka qetësi në këtë institucion , ku socialistët nuk po arrijnë të gjejnë emrin konkret për ta drejtuar . Burime brenda kësaj drejtorie thonë se “lufta e madhe” zhvillohet pasi objektiv marrjen e kësaj drejtorie e ka edhe bashkëshorti i zv/kryeministres Senida Mesi , Artan Mesi .Gjithçka është hapur e duket se do të vazhdoje të jetë një luftë e fortë për karrigën e të parit të shëndetit publik , ku socialistët duhet fillimisht të gjejnë paqen mes tyre , e më pas emrin konsensual , pasi deputetët e qarkut kanë preferenca të ndara për drejtoritë , e kjo është një pengesë e madhe! Gjithsesi kjo dretori nuk është e vetmja në qarkun Shkoder ku socialistet po pastrojne tepsine e pushtetit nga Lsi por nuk po bien dakord për emerimet brenda sofres së tyre . Ndaj edhe refuzimi i doktor Astrit Becit për këtë post është tregues i mos rakordimit për emrin konkret nga deputetet e qarkut Shkoder .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.