Armand Duka rizgjidhet për të pestën herë në krye të FSHF-së

0
649
Ka përfunduar raundi i dytë i votimit për kreun e FSHF-së . Në përfundim të këtij votimi  , Presidenti aktual , Armand Duka , me mbi gjysmat e votave të fituara , rizgjidhet për herë të pestë , në krye të këtij organizimi të futbollit shqiptar . Kandidati rival i tij , Bashkim Fino.

Më herët raundi i parë i votimit për Presidentin e FSHF-së , është fituar nga kreu aktual , Armand Duka , me 39 kundrejt 22 votave të Bashkim Finos . Por këto vota nuk mjaftuan pasi sipas votimit të cilësuar për këtë raund Dukës i duhen 43 vota (2/3 e votave) për rizgjedhjen si President . Nga ky raund 4 vota janë konsideruar të pavlefshme. Kandidati Bashkim Fino pretendon që zjedhjet ishin të parregullta dhe thekson se do të provojë dhe vërtetojë me anë të rrugëve ligjore .

Në raundin e dytë , mjaftonte votimi i thjeshtë, ku fituesi shpallej me  50 % + 1 të votave .

Votat

Armand Duka , 38 vota

Bashkim Fino, 24 vota

Të pavlefshme, 3 vota

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.