ARJAN PERAJ : KOLEG , GUXONI TE MOS TREMBENI …

0
1688

Jo pak , por plot 2200 mësues pritet të largohen nga sistemi . Këtë e ka deklaruar Kryeministri Edi Rama , në mbledhje me strukturat e Partisë së tij . Ndaj i menjëhershem ka qënë reagimi i kryetarit të sindikates së Arsimit në qarkun Shkoder z. Arjan Peraj . Madje si asnjëherë tjeter , kryesindikalisti shkodran i arsimit , u drejtohet kolegeve të vet :

Kolegë 
Ju që keni frikë,
Ju që nuk besoni tek reagimi sindikal,
Ju që mendoni se “mua nuk do më ndodhë e keqja”,
Ju që prisni “ti nxirrni gështenjat me duart e të tjerëve”,
Ju që dhimbja e kolegëve nuk ju shqetëson, dijeni:
-Të gjithë jemi të rrezikuar nga papërgjegjëshmëria e “kaosit që qeveris”.
2200 mësues, deklaroi sot Kryeministri në strukturat e PS, do të largohen nga sistemi.
Të gjithë mund të jemi në atë listë, ndaj reagimi duhet të jetë imperativ i seicilit prej nesh që, neser mos të jetë vonë.
Në të kundërt “të shpëtuarve” të raundit të parë do ju ndodhë që një ditë të skualifikohen edhe ato.
Këtë mos e harroni, pasi fshehja e “krimit” është e barabartë me “autorin krimit”…..dhe një ditë mund të jeshë edhe ti subjekt i tij …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.