Arbëreshët e Argjentinës kremtojnë “Kurorzimin e Mbretëreshës” me këngë e valle shqiptare , flamurin kuq e zi dhe Skëndërbeun …

0
436

Nga Beqir SINA – New York

Buenos Aires – Argjentin : Në katundin Berisso(Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata e cila ka një popullsi prej rreth 95 mijë banorë ( regjistrimi i vitit 2001), thuhet se jeton edhe një komunitet mjaft i gjërë Arbershë. Ku rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut, që u shpërngulën në Argjentinë njëqind vjet më parë. ( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro). Aktualisht, ata janë në Argjentinë, aq shumë sa që Shoqëria Shqiptare e Berishos – Sociedad Albanesa de Berisso, ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”, e cila është një Shoqëri, që ruajtur deri në ditët e sotme traditën arbereshe, sipas rrjetit social Facebook, ka kremtuar festën e “Kurorzimit të Mbretëreshës” së saj të re. Në këtë festë njofton Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, Hirësia e Tij, Aleksandro Greco, kan marrë pjesë dhjetra familje arbëreshe, të veshura me kostumet e tyre folklorike, duke u lutur, kënduar dhe kërcyer, së bashku me grupe të tjera në këtë festë nga Shoqëria “Miqtë e Kolektivitetit”, dhe një grupi i Baletit Shqiptar… Sipas një njoftimi të Hirësisë së Tij, Aleksandro Greco, kjo festë ka kaluar me gëzim e hare duke i bërë me këtë rast edhe një homazh Shqipërisë, me të gjitha këngët e vvallet shqiptare, të cilat ishin për për lavdinë e Shqipërisë, thotë ai. Në përshëndetjen e tij Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, në formën e një kushtrimi ka shkruar në mesazhin e Tij, të cilin Hirësia e ka shoqëruar edhe me një foto-albumin, ku shkruan:” Rroftë bashkimi ynë Kombëtare, ka ardhur Ora e Shqipetareve!!! Gjithe te mirat!!! Shqiperinë e pa bërë, bëje ose vdis !!! Rroft Kombi Shqiptare, dhe me nje Shqiperi te bashkuar dhe te fort!!! Rroftë Mëmëdheu!!! Rrnoft Populli Shqiptar në një Shqipëri të pandarë!!! Rrofsh sa malet e Shqipes!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në lavdinë e Kombit Tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Lavdi Deshmoreve te gjitha koherave te Kombit Shqiptar!!! Qofshin gjithë Shqiptarët me shëndet e të suksesshem!!! Kjofshit të uruar ju që mbani gjallë frymën e Shqiptarisë gjithandej !!! Rroftë Shqipëria e Bashkuar !!! Lavdi për jetë e mot gjith herojve të mëmëdheut !!! Rroftë Atdheu ynë i dashur!!! Zoti i bekoftë të gjithë herojtë e kombit tonë që u sakrifikuan për lirinë e drejtesinë e kombit tonë!!! Rroft Iliria e Shejt! Rroft Dardania Sacra!!! Rroft Shqipria dhe Historia jonë Pellazgo – Ilire!!! Une jam krenar per ty , Flamuri Kuq e Zi më i bukur në botë!!! Kuq e zi jan ngjyrat tona, në flamur jeton Shqiponja, kokën lart e shum krenar, i themi botës, se jemi Shqiptar!!! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian një nga shtetet më të vjetra në këtë planet që askush s’mund të na hup farën Shqiptare!!! Në jetë të jetëve, rroftë Shqipëria dhe ata qe e duan atë!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Autoctonus!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!!

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here