AMBASADORET E BE NE MAL TE ZI MYSAFIR NE ULQIN

0
145

Kryetari i komunes së Ulqinit Nazif Cungu në një postim në rrjetin social fcb se ka pritur delegacionin e e ambasadorve te BE në Malin e zi.Ky takim vlersohet si një vemendje e trupes diplomatike në Mal të zi ndaj komunitetit Shqiptarë në këtë shtet. Ja si shkruan Cungu në statuesin e tij …. Sot pata kënaqësinë që të prisja delegacionin e ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian në Mal të Zi të udhëhequr nga ambasadori i Delegacioni BE në Mal të Zi z. Aivo Orav. I falënderova mysafirët për mbështetjen e madhe të deritanishme dhe i njoftova me projektet që janë duke u bërë me financim të vendeve të BE-së ose në bashkëpunim me to. Gjithashtu shpreha mirënjohjen për përkrahjen që na kanë dhënë në mbrojtjen e mbrojtjen e mjedisit e në veçanti të Kripores dhe të Valdanosit. Jam i gëzuar sepse ata treguan gatishmërinë për të na dhënë edhe më shumë mbështetje në të ardhmen për realizimin e projektet tona infrastrukturore dhe zhvillimore.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here