5 Poezi nga Lili Bimi

0
772

EJA…!

Eja sonte i dashur Me le dalldisur Buze deti Sa stine Vetmuar rri arratisur.
Eja…..
Iku dhe kjo nate pa nje puthje e ze Te krijojme varg te ri te shkelqeje mbi sy Kjo bote.
Gjithcka te nis nga fillimi Endrra dashurie Do fryje mbi buzet e mia
Nje fjale te bukur e cmuar dhe ….
Liria.
Eja sonte i dashur sic vjen bandilli trim Le t’i bashkojme keto lot Kjo nate te jete kujtim
Eja..
Ejaaaaaaaaa!

2 ….Dashuria!

Shkronje e shkruar me gjak Nga damare venash prere ne mesnate Gote vere mbushur plot
Stinet i masim me shiun Qe derdhet dritareve te shpirit
Tik-tak ,tik-tak Eshte lule mbjelle Ne kopshtin e shpirtit
Lule zambak!
Vjen vec njehere ne jete Troket dhembshem si gernete
Ne zemren e shkrete e mbaj E ujis cdo dite me lotin e shpirtit
Permendore e gjalle Ne syte e mi!

3 …PUTHJE NE MESNATE!!

I heshtur vjen ti, naten vone me nje zog malli. Qepallat e syve mi miklon lotin n’faqe ma ndal. E Une…? Rreshkem, rreshkem

Ne ket zjarr nate zog qielli behem e ciceroj me ze.

Ti vjen . N’krah te tu me merr
Drejt horizonteve m’dergon. Buzes detit, puthim brigjet. Presim anijen e pare. Fatin e kemi lidhur. Dallgeve do notojme. Nje fanar na grish me fjale dashurie

4 … Gomonja e Grisur!

Do vij tek endrra jote e Do ulem ne sofren e shpirtit Te rrok per brezi te puth Derisa loti te behet qiell Do bej c,te duash ti Duart dua te m,i lidhesh me fjale Gojen ta mbyll me puthje Me mbyt me perqafime Te lutem. Mos me lere me udheve te mergimit Do ik nga kjo fole e gurte Qe kurre nuk e desha Erdha ketu me ,94 Ne kohe krizash shqiptare Mes valesh keputur… lodhur Me gomone te grisura Te bregu i enderrimeve Me goditi malli i Atdheut!
5 …KAM MALLE

Te shoh…s,te takova
T,i lag keto buze Te bera hi
Nga ky shkrumb etje kam
Jam shprese dhe enderr ne vargezim stine. Syte i kam plot endrra e malle
Do te vij si pjergull me rrushi Do shtrihem me kokrra dashurie
Asgje s,dua nga ti me thuaj shpirti…
Te dua..te dua!

SHARE
Artikulli i mëparshëmNe vend te leksionit per shkenca politike, nga Pjeter Vukaj …
Artikulli tjetërKarikature Nga : Shaban Bercaj

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here