4 SKICA NGA : BONA MULAJ LLUKA

0
555

VAJZAT DHE PLAKAT …

Nuk me kan cuditur kurre vajzat e vogla qe duan te rriten shpejt..as te moshuarat qe thone se kur ishim ne te reja ishim me te bukura,me punetore e me te pjekura se ju..
Po me cudisin cdo dite vajza te vogla qe sillen sikur jane 30 vjece,e gra te moshuara qe bejne si adoleshente.
Jetojini fazat e jetes sic vijne,me endrra per te ardhmen,e me kujtime te bukura per te shkuaren,por rrini aty ku u takon te rrini.
I kam adhuruar gjithe jeten vajzat qe ne thjeshtesine e tyre gabojne,por mosha ua lejon,e gjyshet e bukura,qe u shndrisin syte kur thone,per niperit tane jemi me te bukurat fytyra.

ISHTE FOTOJA FUNDIT E SHKREPUR NGA AI …

Ate dite e lodha duke me bere foto pafund..seshte se ishte hera e pare,se ai e dinte se sa here te dilnim doja nga nje kujtim..por ate dite e pashe qe ndjeu lodhje.
Mjaft ndenjem me tha,ikim se dua te pushoj.
Ishte data 26 korrik,sapo ishim kthyer nga Tirana ku kishim qene per feste.Te nesermen ishte Bajram.
Sa bukur kur njeriu nga nje feste ne tjetren,pret e kthen vizita.
Gjithmone i kam adhuruar festat.
Bajram me te vaket se di te kisha festuar kurre..Naimi me shume rrinte shtrire se me ne ne sallon…i dhembnin veshkat.Se kisha pare kurre te ishte aq i heshtur,fliste pak.
Te nesermen e kerkova te dilnim per kafe si cdo dite…
Pranoj,por smundi te rrinte gjate ne karrige e me kerkoj te ktheheshim ne shtepi.
Vdekjen e kisha menduar,por qe te ishte ai aq rende,kurre..as une as ai qe iku pa e ditur se po ikte.
Ishte e fundit kafe…te fundmit foto shkrepur nga ai….e para me 26 e dyta me 27 korrik!
Me duken si dje…

MALL …

A po mblidheni prej shpie…!
Kjo ishte me e degjuara shprehje ne kete ore,rrugeve te qytetit tim.
Nena qe therrisnin vajzat e djemte qe shetisnin rrugeve der vone,neteve te veres.
Nostalgji…mall..!!
Naten e mire me kete pamje nga e imja vendlindje!

 

DYLBIT …

Nje pershendetje kete mengjes per te gjithe ato qe shtatori do i zere me te bardhe sec ishin ne mars,se dielli si ka pare gjekundi..
Faleminderit ju qe postoni foto me pushime ne det e mal,e na beni te kuptojme se sa fatkeqe ndjehesh kur e sheh me dylbi detin e malin se ske asnje dite pushim per ti pare nga afer…
Me te tilla zilira ua kthefshim

SHARE
Artikulli i mëparshëmLAJ E RRUAJ TË VDEKURIT
Artikulli tjetërMBRESA

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here