14 VITE NGA TRAGJEDIA E 9-JANARIT , FAMILJARËT : BESIM TEK VETTINGU

0
652

Pas 14 vitesh nga tragjedia e 9 Janarit  familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi . Kësaj rradhe familjarët e kërkojnë drejtësinë nga vetingu sepse humbjen e jetëve të të rinjve e quajnë një krim shtetëror . Nga kjo tragjedi humbën jetën 28 të rinj , të cilët u mbytën në detin Jon .“Ngjarja nuk u zbardh me dashje për 14 vite , prokuroria nuk e çoi çështjen në Gjykatë”,  janë shprehur familjarët e 28 të rinjve që humbën jetën tragjikisht në 9 Janar . Sakaq , familjarët dhe “Shoqata 9 Janari” në një deklaratë për mediat shprehen : Kriminelë ishin ata që zhduken dhe kufomat e viktimave që u gjeten rreth ores 06:30 të datës 10 janar 2004 në gjirin e Dafinës . Kriminelë ishin ata që sabotuan çdo tentativë për kryerjen e një operacioni kërkim-shpëtimi në mungesë të të cilit humbën jetën viktimat e 9 janarit , thuhet ndër të tjera në shkresën e kësaj shoqate …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.